Elon Musk “lëshon fronin” e njeriut më të pasur në planet, humbet 27 miliardë $ brenda javës

Elon Musk ka humbur 27 miliardë dollarë në harkun kohor të vetëm një jave.

Çmimi i aksioneve të Tesla-s pësoi një rënie 15% të vlerës së tij neto nga fillimi i javës, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg.

Pasi garoi kokë më kokë për muaj me radhë me Jeff Bezos për titullin e perosnit më të pasur në botë dhe kryesoi CEO të Amazon javën e kaluar, Musk tani ka kalaur në vendin e dytë dhe 20 miliardë dollarë pas Bezos.

Aksionet e Tesla-s u goditën rëndë dhe pësuan një rënie gati sa një e treta nga kulmi i tyre me të gjitha kohërat, në janar.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania