Elon Musk shet 5 miliardë dollarë aksione, pas sondazhit në Twitter

0
53

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka shitur rreth 5 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e makinave elektrike.

Kjo vjen disa ditë pasi ai pyeti 63 milionë ndjekësit e tij në Twitter nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla.

Aksionet e kompanisë ranë me rreth 16% në dy ditët pasi sondazhi doli në favor të shitjes së aksioneve të tij, përpara se të rifitonte terren të mërkurën.

Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë, me një vlerësim në bursë prej më shumë se 1 trilion dollarë.

Musk shiti pothuajse 3.6 milionë aksione në Tesla, me vlerë rreth 4 miliardë dollarë.

Ai gjithashtu shiti 934,000 aksione të tjera për rreth 1.1 miliardë dollarë pasi ushtroi opsione për të blerë afro 2.2 milionë aksione, sipas dosjeve me rregullatorin e tregut të aksioneve të SHBA.

Dokumentet treguan se shitja e rreth një të pestës së aksioneve ishte bërë në bazë të një plani tregtimi të paracaktuar të krijuar në shtator, shumë përpara postimeve të Musk në mediat sociale në fundjavë për shitjen e disa prej aksioneve të tij.