Emergjenca e pandemisë – Gjendet një armë që bllokon ‘motorin’ e koronavirusit

0
330

Shkencëtarët studiojnë një frenues të ri të infeksionit. Koronavirus i parë si kristal, është ajo që studiuesit kanë arritur përmes riprodhimit të hollësishëm 3D, të krijojnë proteazën përgjegjëse për shumimin.

Analiza e arkitekturës 3D të kësaj proteine, e marrë falë teknologjive më të larta, do të lejojë, sipas autorëve, zhvillimin sistematik të barnave që pengojnë riprodhimin e virusit. Materiali 3D është nënshkruar nga studiuesit e Helmholtz-Zentrum Berlin für Materialien und Energie dhe Universitetit të Lübeck.

Analiza strukturore e proteinave në arkitekturën 3D mund të japë një kontribut vendimtar në prodhimin e kurave të suksesshme. Shkencëtarët mendojnë se kjo është arma e mundshme e aftë të bllokojë Covid-19.

Ajo është një molekul që lidh dhe frenon enzimën proteazë të përdorur nga virusi për të shtuar veten në qelizat e infektuara në trupin e njëriut.

Krijimi i strukturës 3D do të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve të reja për të vrarë koronavirusin. Ndërkohë kompani gjigande farmaceutike, më shumë se 11 në mbarë botën, po punojnë ethshëm për krijimin e vaksinës.