Emery e konfirmon se do të jetë trajner i Arsenalit

0
262

Unai Emery e ka konfirmuar përmes uebsajtit të vet personal se e ka marrë drejtimin e Arsenalit.

Në ballinën e uebsajtit, unai-emery.com, thuhet: “Jam krenar që jam pjesë e familjes së Arsenalit”, me nënshkrimin e trajnerit spanjoll nën të dhe logon e Arsenalit mbi të.

Emery pritet të emërohet zyrtarisht trajner i Arsenalit në ditët në vazhdim. 46-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Arsenalin me opsion për ta zgjatur edhe për një vit.

Spanjolli 46-vjeçar është larguar tashmë nga PSG pas mbylljes së këtij sezoni, ku fitoi titullin në Ligue 1. Më parë, Emery ka drejtuar Sevillan në tri triumfe në Europa League në 2014, 2015 dhe 2016.