Emery ka një muaj kohë që ta shpëtojë punën e tij te Arsenal

0
126

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk po kalon një periudhë të mirë në klub.

Atij i është dhënë një ultimatum një-mujor për t’i kthyer gjërat në rrugës, shkruan ‘The Guardian’.

‘Topçinjtë’ po kalojnë një sezon të vështirë, ku aktualisht janë në vendin e pestë në tabelë me 17 pikë nga 11 ndeshjet e para.

Ata kanë gjashtë pikë pas Chelseat që janë në vendin e katërt.

Sa i përket raportimeve nga Anglia, 48-vjeçarit i është dhënë një muaj kohë ose do të zëvendësohet dhe në krye të listës është Jose Mourinho.