Emery zbulon arsyen pse e bëri Xhakën kapiten para Ozilit

Kanë kaluar gjashtë muaj kur Unai Emery është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Arsenali.

Trajneri spanjoll është rikthyer të flas për të kaluarën e tij me Topçinjtë, ku ka zbuluar shumë gjëra për Daily Mail.

Njëra nga gjërat që ka bërë më shumë bujë është edhe marrëdhënia e tij me mesfushorin turko-gjerman Mesut Ozil.

Emery ka thënë se ka biseduar shumë me mesfushorin, duke u munduar për ta rikthyer në formën e mëparshme, por që nuk ia ka dalë.

“Kam biseduar shumë me Ozilin, pasi kam dashur ta ndihmojë. Ndonjëherë luante mirë dhe ndonjëherë keq. Ai duhet të bëhet më kritik, të përmirësojë qëndrimin dhe angazhimin e tij”.

“Unë u përpoqa ta ndihmojë atë me gjithë forcën time, pasi kam dashur që ai të luaj gjithmonë”, deklaroi Emery.

48-vjeçari ka zbuluar se kishte në plan ta bënte Ozilin kapiten para se të emëronte Granit Xhakën.

“Unë mendoja ta bëjë atë kapiten, por shokët e skuadrës nuk e donin atë dhe kështu shiriti shkoi për Granit Xhakën. Nuk ishte vendimi im, por i lojtarëve për mos ta bërë Ozilin kapiten”, ka thënë Emery.

Ozil është pjesë e Arsenalit që nga viti 2013, por nuk ka arritur të mbajë gjatë formën e tij të mirë.
Pas shtatë viteve qëndrim në Londër, Ozil pritet të largohet këtë verë dhe skuadra e tij e ardhshme pritet të jetë Fenerbahce.

Lini një Përgjigje