Emisarët gjermanë kërkuan moskeqinterpretimin e qëndrimit të qeverisë gjermane lidhur me ndryshimin e kufijve

0
344

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar me këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, të cilët i kanë kërkuar tri gjëra qeverisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Kjo javë është vendimtare për heqjen  apo suspendimin e taksës së vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, ngase kjo ishte kërkesa e prerë edhe e dy kshillëtarëve të kancelares gjermane Angela Merkel në takimin e sotëm me Kryeministrin Haradinaj.

Zyrtarët e lartë gjermanë nga kryeministri i Kosovës kanë shtruar tri kërkesa të qarta:

1.   Heqjen ose pezullimin e mënjëhershëm të taksës ndaj mallërave serbe e boshnjake,

2.   Vazhdimin e dialogut me dinamik në mënyrë që të arrihet marrëveshja brenda vitit 2019’të

3.    Dhe moskeqinterpretimin e qëndrimit të qeverisë gjermane lidhur me ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në baza etnike.

Së shpejti, gjatë pjesës së dytë të muajit mars do të mbahet takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe deri atëherë heqja e taksës duhet të jëtë punë e kryer.