Empoli e befason Napolin (video)

Empoli ka shënuar fitore befasuese duke e mposhtur Napolin 2 – 1 në ndeshjen e xhiros së 30-të të Serie A, në stadiumin ‘Carlo Castellani’.

Diego Farias në minutën e 29-të zhbllokoi rezultatin duke e kaluar në epërsi Empolin 1 – 0.

Napoli në fund të pjesës së parë arriti ta barazojë rezultatin në 1 – 1 përmes Piotr Zielinski, i cili  shënoi gol të bukur.

Vendasit nuk u ndalën, dhe në pjesën e dytë shënuan golin e fitores, kur Giovani Di Lorenzo shënoi në minutën e 52-të për rezultatin përfundimtar 2 – 1.

Me këtë fitore, Empoli numëron 28 pikë, dhe renditet në vendin e 17, ndërsa Napoli me 63 pikë, zë vendin e dytë në Serie A.

https://streamable.com/3t4r6