Endokrinologia Emini-Sadiku: Kirurgjia metabolike trajton diabetin e tipit 2, por nuk e shëron

0
234

Endokrinologia Merita Emini-Sadiku ka sqaruar efektet që i ka kirurgjia metabolike tek diabeti i tipit 2 tek personat obezë. Ajo ka shpjeguar se kjo metodë mund të përmirësojë sëmundjen tre deri pesë vite, por diabeti sërish do të rikthehet. Emini-Sadiku ka shtuar se kjo kirurgji nuk mund të kryhet pa rekomandimin e endokrinologut

Po, kirurgjia bariatrike trajton pacientët me diabet tip 2 të cilët janë edhe obez❗

Me vjen mire qe kjo metode kirurgjike e njohur per me shume se 20 vite ne boten e zhvilluar po fillon te aplikohet edhe nga kirurget tane ne sherbimin publik. Turqia tashme ka pervoje ne kete fushe dhe pacientet tane qoftë me rekomandim qofte individualisht jane trajtuar atje dhe poashtu ne Shqiperi (spitalet private).

?Kjo metodë e njohur si kirurgjia metabolike laparaskopike ka vite që rekomandohet nga shoqatat më të njohura në botë të fushës së diabetologjisë dhe endokrinologjisë siç janë ADA, IDF, EASD etj.etj. si metode trajtimi ( jo sherimi te perhershem) per diabetin tip 2 në fillim të semundjes dhe të shoqeruar me obezitet.Si deshmi e keni Samitin e vitit 2017 per kete nderhyrje te profesionisteve te 50 shoqatave me te njohura te fushes se diabetologjise dhe kirurgjise

?Po, ekzistojne guideline/apo udherrefyes te vecante per kete metode me te gjitha kriteret se cilet paciente me diabet tip 2 mund të perfitojne nga kjo procedure kirurgjike (pra diabet tip 2 me obezitet e grades I,II dhe III)

?Jo vetem guideline, por ka shume qendrime profesionale dhe konsensus ne perkrahje te saj si metode trajtimi i diabetit tip 2

?Pas kesaj nderhyrje kirurgjike, diabeti tip 2 mund te mos kete nevoje per trajtim mesatarisht nga 3-5 vite, perseritja apo relapsi I diabetit vjen pas kesaj periudhe (qendrime nga studime te randomizuara klinike) te botuara ne revistat prestigjioze JAMA, New England Journal of Medicine, Diabetes Care etj.

?Pas nderhyrjes kirurgjike pacienti duhet te ndjeke regjim te vecante udhqimore per parandalim te anemise, çrregullim te vitaminave dhe mineraleve etj.

?Ka reduktime te dukshme te perqindjes se te gjitha komplikimeve kronike te diabetit, glikemia dhe HbA1c kthehen me norme

?Kjo metode nuk rekomandohet per diabetin tip 1 qe trajtohet ekskluzivisht me insuline.

?Trajtimi me kete metode duhet patjeter te perfshije pervec kirurgut te profilizuar edhe diabetologun ose endokrinologun, nutricionistin dhe profesionist të tjere varesisht nga nevojat e pacientit.

?Vetem endokrinologu mund të jep rekomandim per kete metode kirurgjike te trajtimit te diabetit tip 2.