Enver Hasani tregon opsionet për Qeverinë

0
306

Enver Hasani ka treguar dy opsionet për Qeverinë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se presidenti Thaçi duhet t’i pyes forcat politike se a janë për zgjedhje të jashtëzakonshme, apo jo.

“Nëse jo, atëherë t’ia dërgoj letrën VV-së a kanë kandidatë tjetër për kryeministër dhe nëse nuk ka kandidat tjetër, atëherë të shikohet potencialisht kush mund ta formojë Qeverinë”, ka deklaruar Hasani në Debat Plus.

Sa i përketë mundësisë së formimit të Qeverisë teknike, sipas Hasanit, duhet caktuar një mandatar i tretë, i cili mund ta menaxhoj situatën.