Era e fortë rrëzon pemën e Vitit të Ri në Tiranë (video)

0
239

Një stuhi ere ka përfshirë kryeqytetin pasditen e sotme. Si pasojë disa pemë janë rrëzuar duke krijuar probleme në qarkullim.

Era e fuqishme ka rrëzuar edhe pemën e Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi fatmirësisht nuk ka pasur njerëz rreth pemës në momentin e rrëzimit.

Edhe çadrat e disa bizneseve në sheshin “Skënderbej” janë rrëzuar duke shkaktuar dëme materiale.

Po kështu, era e fortë ka hedhur edhe disa pemë në zona të ndryshme të kryeqytetit. /tvklan.al/