Erdhi me gomone dhe fitoi nënshtetësinë, shqiptari “çmend” italianët me krijimin e tij

Një shqiptar në Itali ka krijuar një aplikacion për t’iu ardhur në ndihë italianëve.

Ai quhet Ermir Lushnjari, është 35-vjeç dhe punon me profesion avokat në Verbania.

Shqiptari ka ardhur në vendin fqinj me skaf. Pas 2 vitesh qëndrimi, në vitin 2011 ai mori nënshtetësinë italiane.

Ai u shpreh për gazetën “Il sole 24 ore”:

Çaj mali’ quhet aplikacioni (app) që ka krijuar një emigrant shqiptar, tashmë me pasaportë italiane, për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve në Itali. Doja të krijoja një mjet të thjeshtë për t’u përdorur dhe i përballueshëm nga të gjithë ata që duan të integrohen dhe u duhet të përballen me një burokraci të ngadaltë dhe të rëndë”.
Aplikacioni i tij frymëzuar nga një çaj shumë i pëlqyer në Shqipëri, një vit pas publikimit ka 6 mijë përdorues nga 70 vende të botës.

Ka qenë përvoja e tij me burokracinë italiane që e shtyu te ideja e aplikacionit, raporton “Politiko” në mënyrë që të ndihmonte të tjerët që, si ai do të përballeshin me të ‘njëjtën makineri’.