Erdogan sërish sëmurë? Presidenti turk i kërkon ndihmë kardiologut izraelit

0
150

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, shëndeti i të cilit ka qenë një temë e shpeshtë debatesh dhe spekulimesh, po merr këshilla mjekësore nga një kardiolog izraelit, sipas një faqeje izraelite të lajmeve. Ynetnews, edicioni në internet në gjuhën angleze i gazetës Yedioth Ahronot, raportoi të enjten se zv/drejtori i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv, Profesor Itzhak Shapira, këshillon Erdoganin. Shapira këshillon liderët botërorë për çështjet dhe trajtimet mjekësore.

Në Turqi po shtohen spekulimet për shëndetin e Erdoganit, i cili në shkurt do të mbushë 68 vjeç. Ai është parë në publik dhe në disa video muajt e fundit duke ecur dhe duke folur me vështirësi ose duke dremitur para kamerave. Por në një përpjekje të dukshme për të hedhur poshtë spekulimet për shëndetin e tij, Erdogan publikoi një video të tij duke luajtur basketboll në kanalin e tij Telegram në tetor të vitit të kaluar.

Lidhjet midis Izraelit dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara që kur një OJQ turke mbikëqyri një flotë anijesh që u përpoqën të thyenin bllokadën e Izraelit ndaj Rripit të Gazës në vitin 2010.

Burimi: turkishminute.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania