Escobar ia konfirmon Kurtit: ShBA-ja është e përkushtuar të ketë përparim drejt finalizimit të dialogut

0
123

Zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka thënë se e mbështet procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e bën të ditur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, me anë të një komunikate për media, në të cilën thuhet se Kurti kishte biseduar me Escobarin në telefon.

“Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, në qendër të së cilës është njohja reciproke. Ndërkaq, zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar, u shpreh se ShBA-ja e mbështet këtë proces dhe është e përkushtuar që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij”, thuhet në njoftim.