Është përsëri ai, për herë të tretë sot – Mesi. Sevilla-Barcelona 2:3

Barcelona ka kaluar në epërsi me rezultat 3:2 në ndeshjen kundër Sevillas, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Ramon Sanchez – Pizjuan”, në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligës.

Në minutën e 85-të të ndeshjes, Lionel Messi e kompletoi het-trikun e tij, duke e shënuar golin e tretë të Barcelonës, këtë herë nga brenda zonës së portierit.

Messi i kishte shënuar edhe dy golat paraprakë, por tani ky mund të jetë goli më i rëndësishëm i ndeshjes, pasi që mund t’ia sigurojë tri pikë skuadrës së Ernesto Valverdes.