Është shteti i parë që mund ta bëjë, por Kosova s’po ofron garancë për ish-krerët e UÇK-së

0
77

Gjykata Speciale së fundmi ka refuzuar kërkesën për mbrojtje në liri për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ka dhënë një mundësi për ta. Nesë një shtet i tretë shfaq gatishmëri, mund t’i pranojë ata duke i monitoruar si të dyshuar, pra të ofrojë garancë për ta.

Kjo është specifikuar nga vet Specialja ku thuhet se nëse brenda kornizës ligjore një shtet paraqet ofertë për lirimin me kusht të tyre kjo mund të ndodh.

“Një shtet i tretë që mund të marrë (pranojë) dhe, nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar ose të akuzuar. Shteti mund të paraqes një ofertë të rëndësishme, ndoshta vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht. Ndërsa kjo ofertë ishte tepër e paqartë, siç thuhet me të drejtë në vendim dhe, në çdo rast, do të kërkohej një zotim i shprehur nga shteti i tretë, një ofertë e tillë mund të ishte më e saktë dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, në vijim, logjika i Panelit për këtë vendim mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për secilin rast dhe oferta e Shtetit të Tretë nuk garanton kurrsesi se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin, domethënë që një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet me garanci, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibrin në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohet seriozisht nga Gjyqtari gjykues ose Kolegji kompetent”, thuhet në vendim.

Këtë garancë mund ta ofrojë edhe Kosova. Kështu ka thënë njohësi i çështjeve juridike nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Ai madje ka thënë se vendi i parë në raport me shtetet e tjera është Kosova.

Më tutje, Miftaraj ka thënë se shtetet e fuqishme që kanë sponsorizuar Specialen nuk mund të dalin garant.

Sipas Miftarajt, ish-krerët e UÇK-së janë treguar shumë bashkëpunues dhe s’ka asnjë arsye të mbahen më tepër së një vit në paraburgim. Ai më tutje ka thënë se edhe pa garancën e Kosovës ose të ndonjë shteti tjetër, në momentin që gjykimi kalon në shqyrtim gjyqësor të akuzuarit do të mbrohen në liri.

“Vend i tretë per te dhene garanci lidhur me te akuzuarit ne Hage, eshte edhe Kosova, ose thene ndryshe eshte vendi i pare ne raport me shtetet tjera. Shtetet e fuqishme qe kane qene sponzorizues dhe promovues te Gjykates Speciale nuk dalin garant, sepse mund te konsiderohet si paragjykim dhe nje lloj nderhyrje ne procesin gjyqesor, per shkak se kjo gjykate financohet kryekeput nga keto shtete, prokuroret dhe gjykatesit vine mu nga keto shtete. Shtetet demokratike i kushtojne rendesi jo vetem pavaresise ne ligj dhe procedure, por edhe ne dukje, dhe perceptimit ne publik. Te gjithe te akuzuarit ne Hage (ketu nuk flas per ata qe akuzohen per pengim ne administrimin e drejtesise) kane qene jashtezakonisht bashkepunues, dhe ne baze te praktikes, ligjit mbi dhomat e specializuara dhe rregullave te brendshme nuk do te duhej te mbahen me shume se nje vit ne paraburgim. Ne skenarin me te keq, me ose pa garance nga Kosova ose nje shtet i trete, ne momentin qe gjykimi kalon ne shqyrtim gjyqesor te akuzuarit do te mund te mbrohen ne liri. Perjashtimisht, kjo mase mund te ndryshoj nese nuk i respektojne masat dhe kufizimet qe mund te ua percaktoj gjykata. Nuk ka logjike qe nje proces gjyqesor i drejte qe promovon te drejtat dhe lirite e te pandehurve ti mbaj ne paraburgim te akuzuarit pese vite aq sa pritet te zgjas procesi gjyqesor ne shkalle te pare.”, ka shkruar Miftaraj.

Në anën tjetër, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar publikisht se tashmë janë katër shtete që kanë ofruar garancë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.”, tha Berisha para dy ditësh në Facebook derisa mbrëmë në T7 ai deklaroi se garancë të tillë ka ofruar edhe Izraeli.

Ndër të tjera, Berisha nëpërmjet postimit të tij në Facebook ka kërkur nga Presidentja e Kosovës, Kryeministri ose Kryeparlamentari të veprojnë institucionalisht dhe të ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së.