Është therur me thikë një 21-vjeçar në Prishtinë

Një person është therur me thikë sonte rreth orës 20:00 në lagjen “Emshir” të Prishtinës, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për Fokusi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ahmeti bëri të ditur se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur t’i arrestojë tre persona të dyshuar për këtë rast.

“Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arritë që lidhur me këtë rast  të arrestojnë tre perona të dyshuar. Bazuar në  informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti./Fokusi.info/