Eskalon protesta në Shqipëri, përleshje mes policisë dhe qytetarëve

0
283
Foto ilustrim

Po vazhdon edhe sot protesta e opozitës në Shqipëri.

Protesta po mbahet para Parlamentit të Shqipërisë teksa aty nuk është i pranishëm kreu i opozitës, Lulzim Basha.
E pavarësisht vërejtjeve dhe paralajmërimeve të zyrtarëve të BE-së, protesta ka eskaluar.

Protestuaesit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla në drejtim të Policisë e cila ka formuar kordonin para ndërtesës së Kuvendit.

Aty është parë edhe përdorimi i sprejit të syve nga protestuesit.