Eskalon situata në tubimin e LDK-së, banori shpërthen në ofendime ndaj kryetarit: Veç ushtria munden me më ndalë (video)

Para disa ditëve, Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka dështuar një tubim elektoral në fshatin Sodovinë e Muhaxherëve në Viti.

Aty aktivistët e LDK-së e kanë pamundësuar mbajtjen e tubimit të indinjuar me mosrealizimin e premtimeve nga ana e kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, shkruan Reporteri.net.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se situata ka qenë mjaft e tensionuar.

“Ku është uji, ku janë dritat, ku janë trotuaret”, me këto fjalë i drejtohet i mbushur mllef një nga banorët e fshatit kryetarit të Vitisë.

Haliti në anën tjetër mundohet ta qetësojë situatën, teksa banori ia kthen: “Pa ardhë ushtria e Jugosllavia, mua nuk ka që më ndalë kush”.

Situata eskalon në momentin kur aktivistët e LDK-së mundohen ta qetësojnë këtë banor, i cili nuk pranon të dalë jashtë. Personi në fjalë në ato momente shpërthen në të shara dhe ofendime duke pamundësuar mbajtjen e tubimit. /Reporteri.net/

Lini një Përgjigje