“Euromaks” i kërkoi 200 mijë euro nga Qeveria, kush tentoi t’i zhduk 400 mijë euro të tjera?

Qeveria në krye të së cilës është Ramush Haradinaj, nga ardhja në pushtet ka ‘liruar’ dorën për shpërndarjen e qindra mijëra eurove për aktivitete të ndryshme.
h5>Rasti i fundit i realizuar, është ndarja e gjysmë milioni euro për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të cilat po dyshohen së janë harxhuar në mënyrë jo të duhur. Ndarja e këtyre mjeteve është kundërshtuar më së shumti nga opozita mirëpo edhe nga disa individë të pozitës, por se nuk ka pasur reagim nga kryeministria.

Në mbledhjen e Qeverisë së datës 12.02.2019, kryeministri për pak sa nuk i ka dhënë një kompanie private mbi gjysmë milioni euro.

Me kërkesën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është pritur nënshkrimi i Haradinajt për të ndihmuar në mënyrë financiare, e përkthyer në para me plot 600.000,00 euro kompaninë “Euromaks” Sh.p.k. të komunës së Pejës.