Evgjeni Thaçi kritikon veprimet e Qeverisë Haradinaj ndaj SHBA-ve: Mos kafsho dorën që të ushqen!

0
384

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për moslargim të taksës 100% ndaj mallrave serbe edhe pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Evgjeni Thaçi e cila është edhe mbesa e presidentit të vendit Hashim Thaçi, përmes një reagimi të saj në facebook, ka hedhur kritika ndaj ekzekutivit të Qeverisë Haradinaj ndërsa ka theksuar që të mos përfillësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kesh shtet me fuqi globale.

”Mos kafsho doren qe te ushqen”, thone amerikanet.
Ne jemi populli me pro-amerikan ne bote. Kjo dashuri ka ardhur natyrshem si rrjedhoje e mbeshtetjes historike qe ne shqiptaret kemi marr nga ShBA-ja.
Te mosperfillesh Ameriken duhet te kesh komoditetin e nje shteti me fuqi globale. Kam frike se ne nuk e kemi kete komoditet ? .
Ne kohen kur Kosova perballet me izolim nga BE-ja, probleme te brendshme socio-ekonomike, ngecje ne integrime dhe njohje… ne nuk mund te luajme me karten e kushtezimit ndaj aleatve tone strategjik kryesor!
Shpresoj se Amerika do ti shoh keto veprime si manovra momentale, lokale me qellime elektorale. #usa ?? #kosova ?? #unitedwestand”