FA mund t’i dënoj Huddersfieldin dhe Unitedin për futjen e tifozëve në fushë

Sipas “Daily Mail”, Federata Angleze mund t’i dënojë të dy klubet: Huddersfieldin dhe Manchester Unitedin për futjen e tifozëve në fushë.

Në ndeshjen e djeshme mes Huddersfield dhe Manchester United, ndodhën skena të papritura.

Pas golit të dytë të Unitedit, tifozët vërshuan fushën për të festuar. Futja e tillë në fushë është plotësisht e ndaluar.

Manchester United fitoi 2:0 dhe u kualifikua në çerekfinale të FA Cup. Golat për Unitedin i shënoi sulmuesi belg Romelu Lukaku (3′ dhe 55′).