Facebook feston sot 15 vjetorin e krijimit

Pesëmbëdhjetë vite më parë Mark Zuckerberg hapi rrjetin social Facebook, duke mos e ditur se do të bëhej rrjeti më i madh social në botë.
Zuckerberg nuk e dinte as që Facebook do e bënte atë një multi miliarder.
19-vjeçari i Harvardit, Mark Zuckerberg hapi një faqe interneti të quajtur ‘TheFacebook’, e cila shërbeu si një hapësirë online për studentët e tjerë.
“Kur e lançuam shpresonim të kishim 400- 500 persona që përdornin Facebook”, ka thënë Mark.
15 vjet që nga fillimi i tij, ky numër është rritur në 2.32 miliardë, gati një e treta e popullsisë së botës, ku tashmë është një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në planet.
Facebook, së bashku me Google, ka sot ndikim të drejtpërdrejtë mbi më shumë se 70 përqind të tregut të internetit.
Por nuk kanë munguar edhe skandalet. Dy vitet e fundit Mark Zuckenberg është përballur me akuza të shumta lidhur me cënimin e privatësisë si dhe mbledhjen e të dhënave.
Kulmi i skandalit arrit kur kompania Cambridge Analytic ofroi shërbime për partitë politike dhe bizneset, të cilat kërkonin të manipulonin “sjelljen e audiencës”.
Kjo kompani ka punuar edhe në fushatën presidenciale të Donald Trump. Cambridge Analytica përdori të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook pa dijeninë e tyre.
Në këto 15 vjet, Facebook ka revolucionarizuar mënyrën se si konsumatorët jo vetëm të krijojnë dhe ndajnë të dhënat, por edhe se sesi të bëjnë biznes.