Facebook ‘godet’ telefonat Huawei

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook ka ndërmarrë një sërë hapash për të ndaluar instalimin e aplikacioneve të tij në telefonat Huawei që do të dalin në treg në të ardhmen. Ndalimi përfshin aplikacionin kryesor të Facebook, si dhe aplikacionet nga kompanitë e saj si Messenger, WhatsApp dhe Instagram.

“BBC” bën me dije se personat që kanë një telefon Huawei dhe kanë aplikacionet përkatëse të instaluara mund të vazhdojnë t’i përdorin ato, dhe madje munden dhe ti përditësojnë ato vazhdimisht.

Ky veprim vjen pas futjes në listën së zezë të Huawei, nga autoritetet amerikane, që ndalon kompaninë kineze të blejë mallra dhe shërbime nga kompanitë amerikane.

Huawei nuk ka komentuar vendimin e Facebook, pasi sidoqoftë ky opsion nuk do të jetë më i disponueshëm nëse Google do të kufizojë qasjen nga telefonat Huawei në Play Story-n e saj në të ardhmen.