Facebook me dy mikrofona të mençur

0
28

Mikrofonat e mençur janë një prirje e re në botën e teknologjisë së konsumit. Kategoria është krijuar dhe popullarizuar nga Amazon, e cila në vitin 2015 prezantoi Amazon Echo.

Sistemi përbëhet nga mikrofonat dhe asistentë virtuale, dhe mund të përdoret për të kontrolluar pajisje të zgjuar në shtëpi.

Tani duket se në treg do të hyjë edhe Facebook. Thashethemet më të fundit sugjerojnë se kompania po teston dy mikrofona të zgjuar, të koduar me emrin Aloha dhe Fiona.

Sipas një raporti të fundit, të dy modelet do të kenë një ekran 15 inç që do t’u mundësojë përdoruesve të komunikojnë me të afërmit dhe miqtë e tyre nëpërmjet video chat. Paneli do të prodhohet nga LG Display, dhe të dy mikrofonat do të krijohen nga Pegatron.

Facebook ka nënshkruar kontrata me Sony dhe Universal Music për të siguruar përmbajtje për mikrofonat e zgjuar, transmeton KosovaPress.

Sipas burimeve të industrisë, modeli me emrin e koduar Aloha do të gjendet në shitje me pakicë me emrin Portal dhe do të kenë më shumë funksione për rrjetet sociale se sa modeli Fiona. Aloha gjithashtu do të ofrojë një mundësi për njohjen e fytyrës.

Mikrofonat fillimisht ishin planifikuar për lansim në maj, por u shtynë për në korrik. Nuk ka asnjë informacion rreth asaj se si do të zbatohet asistenti virtual në mikrofonat e mençur të Facebook.