Facebook: Problemi nuk u shkaktua nga ndonjë haker

0
80

Një numër i rrjeteve sociale në pronësi të Facebook nga pasdita e së mërkurës përjetoi një ndërprerje mbarëbotërore, me çka ja pamundësoi miliona përdoruesve që t’i shfrytëzojnë rrjetet e tyre sociale për rreth 5 orë rresht.

Të tri aplikacionet, Facebook, Messenger, dhe Instagram kanë pasur probleme në zona të mëdha urbane në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me pjesë të Amerikës së Jugut.

Facebook edhe pse konfirmoi problemin nuk arriti të bënte ndonjë rregullim prej rreth katër orësh pas ndërprerjes së parë.

Facebook ka mohuar që problem të jetë shkaktuar nga hakerët.

“Ne jemi të fokusuar në punë, për të zgjidhur problemin sa më parë që të jetë e mundur, por mund të konfirmojmë se problemi nuk lidhet me ndonjë sulm hakerësh”, ka deklaruar së fundmi Facebook. /Reporteri.net/