Facebook shqyrton kufizime për “livestreaming”

0
340

Rrjeti social Facebook ka premtuar se do të marrë në konsideratë kufizimin e transmetimit të drejtpërdrejtë në platformën e tij të njohur si ”livestreaming”, që vjen vetëm dy javë pasi ky funksion u përdor gjatë sulmit terrorist mbi dy xhamitë në Zelandën e Re.

Drejtoresha operative e Facebook-ut, Sheryl Sandberg tha se u bashkohet thirrjeve “se duhet bërë shumë më tepër” për të parandaluar ngjarje të tilla.

Siç bëri të ditur ajo, ky rrjet social tashmë pritet të ashpërsojë mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë.