Facebook vjen me një kriptomonedhë në gjysmën e parë të 2019

Facebook ka hyrë në bisedime me bursa të ndryshme për të listuar kriptomonedhën e saj. Sipas një raporti të publikuar nga Nju Jork Times ditën e Enjte, rrjeti social po përpiqet të prezantojë kriptomonedhën tek platformat e komunikimit.

Sipas Times, Signal dhe Telegram gjithashtu kanë në plan të lançojnë kriptomonedhat e tyre në 12 muajt e ardhshëm.

Gazeta citon katër persona të afërt dhe Facebook ka lajmëruar bursat se produktin do ta ketë gati në gjysmën e parë të 2019-ës.

Projekti i Facebook, i raportuar më parë nga Bloomberg si një kriptomonedhë për WhatsApp, do të ishte ndër monedhat e profilit të lartë.

Gjigandi i medias social ka 2.5 miliardë përdorues në mbarë botën.

Në muajt e fundit Facebook ka zgjeruar ekipet e blockchain duke punësuar dhe afruar startupe si Chainspace.

Kompania aktualisht po kërkon të plotësojë 20 pozicione blockchain. Mëse 50 inxhinierë të Facebook janë përkushtuar projektit blockchain.

Lajmi për një kriptomonedhë nga Facebook erdhi përpara se të bënte publike planet për integrimin e Messenger, WhatsApp dhe Instagram. Kriptomonedha mund të jetë një prej mënyrave sesi do të realizohet ky integrim. /PCWorld Albanian