Fakte e legjenda për buklat që kur t’i lexoni do ta shmangni takimin me to (foto/video)

Buklat mund të duken të lezetshme dhe të dashura, por besoni: ju nuk duhet të afroheni shumë pranë këtyre kafshëve të vogla. Këtu po i paraqesim disa fakte që mund të mos i keni ditur rreth kësaj kafshe të egër.

Ato janë makina vrasëse

Mund të kenë fytyra të lezetshme, por buklat janë gjithashtu të etura për gjak. Është çështje e domosdoshme për to: ato kanë metabolizëm super të shpejtë dhe duhet të vrasin dhe hanë rreth gjysmën e peshës së trupit të tyre për çdo ditë. Si rezultat, ato janë bërë gjuetare të frikshme. Bukla mbështjell trupin e saj muskulor rreth kafshës për ta imobilizuar dhe pastaj i jep një kafshim të vetëm vrasës në pjesën e prapme të kokës, duke shpuar kafkën ose palcën kurrizore. Ju e dini se cila kafshë tjetër vret kështu si bukla – vetëm edhe Jaguari.

Etja për gjak tek bukla është instinktive, madje nxitet edhe nga lëvizja e gjahut. Edhe me bark të plotë, një bukël do të vrasë gjithçka që lëviz dhe që duket si pre. Këto “makina vrasëse të vogla” janë parë duke vrarë dhe duke mbajtur kafshë dy herë, katër herë, dhe madje edhe 10 herë më të rënda se pesha e tyre.

Ata i ruajnë të mbetjet e ushqimit

Kur preja është e bollshme, një bukël e tërbuar shpesh vret shumë më tepër sesa mund të hajë. Por nuk ka asnjë problem; të mbeturat do t’i mbajnë. Bukla jeton në klimat të ftohta dhe është mësuar ta përdorin këtë në dobi të saj. Ato gërmojnë dhe bëjnë arkiva nëntokësore pranë hyrjeve të tyre dhe i mbajnë aty tepricat e ushqimit. Në dimër, kur është shumë e ftohtë për të dalë jashtë, një bukël thjesht mund të shkojë në “frigorifer” dhe të nxjerrë prenë e ruajtur nga java e kaluar.

Si çdo “frigorifer”, arkat ndonjëherë mund të dalin jashtë kontrollit. Shkencëtarët kanë gjetur një “frigorifer” të buklave në Grenlandë, të mbushur me kufomat e pothuajse 150 qengjash.

Buklat e hipnotizojnë prenë me “valle lufte” 

Buklat zhvillojnë nganjëherë një “valle qesharake të luftës” kur e kanë afër prnë e tyre. Shkenctarët nuk janë plotësisht të sigurt pse ato i bëjnë këto veprime te çuditshme! Në një rast, studiuesit arritën në përfundimin se një numër lepujsh të vrarë nga bukla në të vërtetë “vdiqën nga frika” pasi iu nënshtruan kërcimit të luftës.

Por nganjëherë këtë valle ato e luajnë edhe kur nuk e kanë afër askënd, gjë i ka bërë shkencëtarët të mendojnë se këtë mund ta bëjnë edhe thjesht për argëtim.

Buklat nuk kanë frikë të fluturojnë

A e keni parë fotografinë virale të ndjekjes së një çukapiku nga bukla? Ai “udhëtim” ishte ndoshta më shumë si rrëmbim. Ekziston një histori e gjatë dhe e pasur e buklave që sulmojnë zogjtë, duke përfshirë kivi, laraskat, hutat, sorrat e madje edhe zogjtë grabitqarë.

Vëzhguesi britanik i quajtur Anderson ishte dëshmitar i një skene kur një skifteri evropian, duke zbritur poshtë, ngriti një copëz nga toka dhe më pas fluturoi për në vendin e saj të zakonshëm të ushqimit. Por brenda sekondave, fluturimi i qetë i skifterit u shndërrua në një luftë të paligjshme, dhe përfundimisht skifteri ra në tokë. Anderson vrapoi dhe aty gjeti skifterin e ngordhur në tokë, të mbuluar me gjak e me dhëmbët e buklës të ngulur pas qafe.

Natyrisht, këto “fluturime” jo gjithmonë funksionojnë në favor të buklës.

Buklat hedhin bomba me erë të rëndë

Deri më tani, me siguri e keni kuptuar se është një ide e keqe të kalosh afër një bukle. Në rast se nuk jeni plotësisht i sigurt, mbajeni shënim edhe këtë: një bukël e zënë ngusht mund t’i lëshojë kundërshtarit të saj në fytyrë një lëng të trashë, të yndyrshëm dhe të verdhë që kundërmon. Prandaj nuk është mirë të gjendeni shumë afër tyre.

Bukla si vrasësi i gjigantit të legjendës

Një fis në Kanada dhe SHBA, i cili e flet gjuhën Algonquian ka një tregim të tillë për buklën: Gjiganti windigo ishte tmerri ynë. Ai sado që ushqehej me njerëz, kurrë nuk ngopej dhe pas çdo “racioni” ai rritej edhe më.

Një ditë windigo kishte kapur një kalimtar dhe e kishte dërguar t’i mblidhte drunj për ta ndezur zjarrin dhe për ta gatuar e ngrënë kalimtarin. Ai i tmeruar kishte bredhur gjatë deri sa e kishte takuar një bukël, e cila i kishte premtuar ndihmë. Kalimtari e kishte fshehur buklën dhe i ishte afruar gjigantit windigo. Në atë moment bukla kishte vrapuar dhe i ishte futur gjigantit nën bisht dhe pastaj gjiganti ishte sëmur e pas pak kishte vdekur. Bukla i ishte futur në anus dhe ia kishte hëngër zemrën përbrenda.