Familja fal gjakun e të birit- iu dha lamtumira e fundit të riut që humbi jetë në aksidentin në Mitrovicë

Sot iu dha lamtumira e fundit të riut mitrovicas, Qlirim Salihut.

Ai u varros mes lotësh e dhimbjes në varrezën e qytetit në Shipol.

Qlirim Salihu humbi jetën dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Shipolit teksa po ngiste motoçikletën kur u ndesh me një veturë.

I ndjeri punonte në një piceri dhe angazhohej në shpërndarjen e porosive.

Ai ishte në orar të punës në kohën e aksidentit fatal.

Në ceremoninë e varrimit, familja Salihu, ka falur gjakun e birit të tyre.

Lini një Përgjigje