Familja me katër shqiptarë aksidentohen në Itali, ndërron jetë nëna dhe djali

109

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të tmerrshëm rrugor në Itali, ku për fat të keq kanë ndërruar jetë nëna dhe djali i saj.

Familja me katër shqiptarë ishtre duke udhëtuar të premten në darkë në Ventimiglia, kur u përfshi në aksident pranë mbikalimit të Roverinos-s.

Ata ishin duke udhëtuar me një “Opel Astra” në momentin e përplasjes me dy makina të tjera. Për pasojë ndërruan jetë B.H dhe D.E, 74 dhe 48 vjeç, nënë e bir nga Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se motra është dërguar në spital me dëmtime të rënda, ndërsa shoferi 28-vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta.

I plagosur ka mbetur edhe një 46-vjeçar maroken që po i jepte një “Mercedes”-i dhe një 19-vjeçar që udhëtonte me skuter.