Faqet përkrahëse të Kurtit kanë goditur Vjosa Osmanin me video speciale: Qe qysh po e kopjon Albinin

Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale nga përkrahësit e kandidatit për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurtit ka goditur Vjosa Osmanin duke thënë se ajo po e kopjon fushatën e liderit të tyre.

Njëra ndër gjërat të cilat përmendet edhe ideja që Albin Kurti e tha në Kuvend në prill të vitit 2019, duke thënë se çifteve të reja do të duhej të kishin nga një banesë, për shkak se detyrohen të jetojnë me qera.

Ndërsa të njëjtën gjë e ka thënë edhe Vjosa Osmani pastaj, duke u zotuar se shteti do të lëshoj kredi për çiftet e reja për të blerë banesa, ide të cilën e ka bërë publike dje.

gjithashtu kjo faqe ka përmendur edhe zvogëlimin e kabinetit qeveritar./Periskopi