Faton Dalladaku: Albulena Haxhiu ka punuar tek ne, ka qenë e besueshme për mua

Faton Dalladaku ka ripërsëritur atë se Albulena Haxhiu ka punuar tek ai, madje thotë se ka qenë një nga punëtorët më të përgjegjshme dhe profesionale.

Dalladaku tha se Haxhiu ka punuar te ai dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse sipas tij një person si Haxhiu, në kohën kur nuk kishte detyra politike ka të drejtë të punojë ku të dojë.

“Haxhiu ka punuar tek ne, madje ka qenë e besueshme për mua, dhe një punëtore shumë profesionale”, tha ai në t7.

Kujtojmë, që vetë Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të dokumenteve, ku shihej se ajo ka punuar e ka ofruar oferta për blerje tokash për biznesmenin Faton Dalladaku.

Haxhiu e ka pranuar se ka ofertuar në një tender në vlerë prej 300 mijë eurosh, për blerjen e një toke në vitin 2010, atë kohë si përfaqësuese e Faton Dalladakut ajo kishte vënë nënshkrimin e saj në dokumentet për ofertim lidhur me këtë shit-blerje, për të aplikuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Lexo edhe

Publikohet dokumenti ku tregohet se Albulena Haxhiu ofertoi 300 mijë euro në emër të Faton Dalladakut

Lini një Përgjigje