Fazli Rashica vjen me këngën “Zgjohu Shqiptar”

Këngëtari i njohur vushtrrias, Fazli Rashica ka publikuar këngën e re me titull “Zgjohu Shqiptar”, shkruan Fokusi.info.

Sipas këngëtarit, ky projekt muzikor i dedikohet festave të nëntorit, të cilin ai e quan si “Muaji i Shqiptarëve”.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet këngëtari, orkestrimi është bërë nga Hysni Klinaku, kurse është realizuar nga Art Media Production./Fokusi.info/