Fëmijët e mërgimtarëve mblidhen në Rugovë të Pejës

Në Rugovë dje ka filluar kampi veror i Diasporës, i cili ka për qëllim kryesor krijimin dhe forcimin e lidhjes mes fëmijëve dhe vendlindjes së tyre, përcjell albinfo.ch

Ky kamp, që organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka mbledhur shumë se 30 fëmijë shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës.

“Përmes aktiviteteve dhe lojrave të shumta që organizohen në kamp, synohet gjithashtu ruajtja e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe. Fëmijët do arrijnë të krijojnë lidhje shoqërore edhe me fëmijët nga Kosova, duke forcuar kështu dashurinë për vendlindjen” thuhet në njoftim.

Ky kamp, që po mbahet në kuadër të organizimit “Ditët e Diasporës”, do të zgjasë deri me 24 korrik 2019, përcjell albinfo.ch.