Fëmijët gjuajnë me topa bore një makinë në ecje, shoferi qëllon me armë, dy të plagosur

0
258

Një person qëlloi së paku pesë herë me pistoletë, ndaj një grupi fëmijësh të cilët po luanin me topa bore.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Wisconsin, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi njëri nga fëmijët qëlloi pa dashje me top dëbore, makinën e cila po kalonte aty pranë.

Dy prej tyre, një vajzë 12 vjeçe dhe një djalë 13 vjeç, mbetën të plagosur. Vajza u kap nga dy plumba, ndërsa djali vetëm nga një.

Deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërkohë që policia po analizon pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodhen në lagje, për të parë nëse ndonjëra prej tyre, i ka kapur pamjet./noa.al