Ferizajasja tenton ta mashtrojë policinë duke inskenuar një grabitje

Gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka marrë një informacion për një grabitje. Në femër nga qyteti i Ferizajt e kishte raportuar një rast të tillë në polici për grabitje. Por, pas hetimeve nga ana e policisë së Kosovës është vërtetuar se rasti është inskenuar.

Kështu bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i policisë së Kosovës.

“Rr. G.B. Sylejmani, Ferizaj 18.06.2019 – NN. Lidhur me rastin më 10.07.2019 njësia përkatëse policore ka arrit të vërtetojë se nuk kemi të bëjmë me grabitje, mirëpo e dyshuara femër k-shqiptare e kishe inskenuar rastin.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt.

Lini një Përgjigje