FFK i ndanë pension të përjetshëm bashkëshortes së Fadil Vokrrit

0
424

FFK ka miratuar pension për bashkëshorten e Fadil Vokrrit, me propozim të Abedin Zekës, delegatit të Trepçës’89.

Në Kuvendin e Punës së FFK-së, delegatët miratuan raportet financiare dhe ato të punës e të garave të FFK-së pa vërejtje dhe poashtu kaloi edhe vendimi për një pagë/pension për bashkëshorten e ish Kryetarit të FFK-së.

Fadil Vokrri, futbollisti më i mirë i Kosovës i të gjitha kohëve, ka qenë kryetar i FFK-së në kohën e pranimit në UEFA dhe FIFA deri në vdekjen e tij, vitin e kaluar, si pasojë e një sulmi në zemër, transmeton insporti.

Kohëve të fundit ka pasur përplasje publike midis Kryetarit të FFK-së, Agim Ademit dhe djalit të Fadil Vokrrit, Gramozit, derisa mediat kanë spekuluar shumë rreth këtyre përplasjeve.