FFK: Privilegj ta presim skuadrën VfL Wolfsburg në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se ndeshja midis KFF Mitrovica dhe VfL Wolfsburg do të zhvillohet në Kosovë.

FFK ka theksuar se kjo është arritur falë një ekipi të ri dhe fantastik si KFF Mitrovica.

“Çfarë privilegji të presim një nga klubet më të mira europiane VfL Wolfsburg këtu në Kosovë. Kjo falë një ekipi të ri fantastik siç është KFF Mitrovica”.