Fillimi i vitit shkollor, sfidat dhe vështirësitë!

0
265

Shkruan: Burim Gjaka

Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë kur do të duhej të filloj viti shkollor 2021/2022 dhe ta ndëgjosh MASH-in, ata me gojën plotë deklarojnë se maksimalisht jemi gati dhe mësimi duhet të filloi më 1 shtator. Nëse nuk je në rrjedha të arsimit kur ndëgjon deklarime të tilla njeriu ndjehet i lumtur për vendin e tij. Deklarimi i tyre më shumë ngjanë me atë frazën popullore të bujkut i cili donte të barte dru për ngrohje dhe kur fqinji e pyet se a i ke gati, përgjigja e tij ishte interesante: “ veq me i pre edhe me i ngarku”!
Do të donim të gjithë të ishim gati mirëpo gjendja në teren nuk duket ashtu. Janë disa faktorë të cilët duhet analizuar për të nxjerrur një konkluzion të saktë se a jemi gati apo jo, pra a i kemi kryer përgatitjet si duhet apo jo?

Dhe ata faktorë janë:

• Gjendja reale me Covid-19 dhe vaksinimi ne teren;
• Gjendja tekniko-sanitare e shkollave;
• Plotësimi i kuadrit arsimor dhe teknik;
• Furnizimi me tekste dhe materjal pedagogjik;

Sa i përket rasteve me Covid-19 në dy javët e fundit gjendja është si mos më keq, me nga 2000 e më shumë qytetarë të infektuar brenda 24 orëve. Shqetësues është fakti që tashmë me virus po infektohen shumë edhe fëmijët, prandaj ky faktor determinon ose jo fillimin e vitit shkollor me kohë dhe me prezencë në shkollë. Vetëm ne 7 ( shtatë) ditët e fundit kemi pasur afërsisht 1500 qytetarë të infektuar të gjithë 0-19 vjeqar e që këta të gjithë janë nxënës. Poashtu vaksinimi nuk po ecë si duhet dhe këtu qasja e institucioneve shtetrore është e gabuar.

Akuzohen çdo ditë vetëm mësimdhënësit se nuk po vaksinohen duke harruar se në shkollë nuk frekuentojnë vetëm mëimdhënësit por edhe nxënësit të cilët kanë prindër dhe familje. Pra vaksinimi mund të ketë sukses vetëm nëse vaksinohen të gjithë sepse vetëm me mësimdhënës nuk zhvillohet mësimi. MASH-I duhet ta ketë listën e saktë të vaksinimit të mësimdhënësve, nxënësve prindërve e tek atëher të dal me konkluza se a jemi gati ose jo, shifrat se kinse janë vaksinuar 80% e mësimdhënësve nuk qëndrojnë për momentin!

Gjendja tekniko-sanitare e shkollave nënkupton dezinfektimin e tyre dhe përgatitjen për distancë fizike. Shkollat duhet të dezinfektohen vazhdimisht dhe materjalin shkollave duhet t`ua siguroj MASH-I sepse ashtu edhe ka deklaruar. Nuk nënkupton dezinfektimi vetëm duke siguruar dezinfektues për duar.

Dezinfektimi i shkollave ndonjëherë duhet të bëhet edhe nga ndonjë kompani e licensuar sepse vetëm me puntorë të pakualifikuar dhe pa mjete të sofistikuara nuk mjaftojnë. Poashtu duhet të qartësohet bartja ose jo e maskave. Nëse maskat duhet të barten MASH-I ka deklaruar se do ti siguroj ato, mirëpo për të thënë se i kemi siguruar maskat për shkolla duhet kalkuluar numrin e nxënësve të shumzuar me ditët e punës. P.sh 200 nxënës X 182 ditë pune= 36400 maska sepse koha e përdorimit të një maske është vetëm një ditë. Jo të furnizohen shkollat me një ose dy kontigjente maskash me nga 1(një) për nxënës dhe pastaj tër vitin shkollat të ballafaqohen me këtë problematikë. Patjetër Ministria duhet me kohë të vendos se me cilin skenar do të punojnë shkollat dhe a do të lejohen nxënësit të ulen nga 2 në një bankë apo si? Pastaj shkollat e kanë më të lehtë të përgatiten.

Problem në vete paraqet kuadri mësiomor dhe teknik të cilët kanë problem shëndetsore dhe janë 60 vjeqar e më shumë, pra që konsiderohen grup i rrezikuar. Duhet pasur një plan veprimi se si t`i qasemi këtij grupi, sidomos për punëtorët teknik të cilët kanë punë fizike dhe i përkasin kësaj kategorie e kanë vështirë. Derisa në të gjitha institucionet tjera personat mbi 60 vjeqë dhe me sëmundje kronike lirohen nga puna në raste kur pandemia merr hov në arsim kjo nuk ndodhë. Prandaj patjetër se duhet bër një zgjedhje për këto kategori.

Furnizimi me tekste mësimore duhet të bëhet me kohë dhe shtypshkronjat duhet t`I dërgojnë librat në shkolla. Këtë vit ka informata se nuk do të furnizohen të gjitha klasët me libra dhe këtu MASH-I përmes ndonjë udhëzimi apo rekomandimi duhet të saktësoj se si do të furnizohen nxënësit me libra ( bëhët fjalë për furnizimin me libra të vjetra) në ato raste kur klasa e vitit paraprak ka qenë me më pak nxëns dhe e tashmja ka nxënës më shumë, si do të furnizohen ata, kush do të ketë përparësi dhe çka do të ndodhë me ata nxënës që nuk u ndahen librat? Poashtu furnizimi me ditarë duhet të bëhet me kohë.

Të gjitha këto që u cekën më lartë deri më sot ( 23 gusht 2021 ) nuk kanë ndodhur shpresojmë të ndodhin në ditët në vazhdim, mirëpo para deklaratve pompoze duhet të analizohen mirë gjërat. Nuk guxojmë të merremi me kozmetikë ditore duke zbukuruar shifrat siq ishte rasti me mbajtjen e mësimit online dhe mësimit plotësues për vitin shkollor 2020/2021, që në realitet ishte krejtë tjetër nga ajo që prezantohej në media. Të dominoj angazhimi dhe sinqeriteti e jo vetknaqësia dhe iluzionet. Arsimi të drejtohet nga njerëz që e duan dhe e njohin atë dhe secili vendim të merret duke pasur parasysh realitetin dhe konsultat me njerëz që punojnë në shkolla e jo dëshirat elektorale, pompoze!