Fillon takimi i krerëve të shtetit, ja për çfarë diskutohet

Krerët e shtetit janë duke e mbajtur edhe një takim sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim janë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe partnerët e koalicionit qeverisës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.
Tema e këtij takimi është planifikuar të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Kërkesë për të hequr taksën janë duke bërë vazhdimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Ndërsa Haradinaj po deklarohet se nuk do te heq dorë nga taksa edhe pse ky vendim mund t’ia rrezikojë postin e kryeministrit.