Fillon takimi i thirrur nga LDK-ja

Ka filluar takimi i organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Në këtë mbledhje janë ftuar të gjitha partitë politike për të biseduar rreth gjendjes së krijuar në vend.

Sipas LDK-së, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për caktimin e datës së zgjedhjes të parakohshme.

Edhe pse anëtarë të PDK-së e kanë kundërshtuar këtë mbledhje, deputeti i kësaj partie, Memli Krasniqi është i pranishëm në takim.

LDK-ja e ka ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.

Të pranishëm në takim janë: Agim Veliu i LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së, Memli Krasniqi i PDK-së, Dardan Sejdiu i GDP-së, Bilall Sherifi i Nismës, Blerim Kuçi i AAK-së, Ilir Deda i Alternativës, Agim Bahtiri i AKR-së, Valon Murati i LB-së, Gëzim Kelmendi i Fjalës dhe përfaqësues nga komunitetet joshumicë.

Image result for Të gjitha partitë marrin pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja