Fillon takimi mes Haradinajt dhe këshilltarëve të Angela Merkel

0
321

Ramush Haradinaj në këto momente është duke mbajtur takim me këshilltarët politikë të kancelarës Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në këto momente është duke mbajtur takim me këshilltarët politik të kancelarës Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker.
Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.
Kujtojmë, se në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.
Para këtij takimi në Qeveri, të dy këta u takuan edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ndërkaq, siç bëjnë të ditur mediat serbe, nesër gjatë ditës ata do të vizitojnë edhe Beogradin e do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.