Filmi kosovar “Në Mes” triumfon në Lituani

Sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Vilnius të Lituanisë në kuadër të garës së filmave të shkurtër triumfoi filmi “Në Mes” i autorit Samir Karahoda.

“Ky film është si një përrallë, të gjithë na tërhoqi ndriçimi i tij, aftësia për të shtjelluar tregimin e vet dhe tërheqjen e fuqishme kinematografike”, thuhej në motivacionin e çmimit për filmin kosovar.

Në pamundësi për të qenë prezent në ndarjen e çmimeve në Riga, Samir Karahoda u paraqit me video lidhje në Lituani dhe me këtë rast e falënderoi festivalin që e përzgjodhi filmin dhe jurinë për këtë çmim shumë të rëndësishëm.

Ky është filmi debutues i Karahodës dhe çmim i parë në karrierën e tij si regjisor.

Filmi “Në Mes” me producent Eroll Bilibanin, pas premierës botërore në Festivalin Berlinale të Gjermanisë dhe premierës rajonale në Zagreb Dox të Kroacisë u shfaq edhe në Festivalet e kategorisë A Tampere Film Festival në Finlandë, DocuDays në Kiev të Ukrainës, dhe është duke u shfaqur në GoShort të Nijmegen të Holandës./kp/