Fisnik Halimi: Kosova si shtet është projekt i përkohshëm deri në bashkim me Shqipërinë

Në emisionin presing të T7, analisti politik Fisnik Halimi lidhur me zhvillimet rreth idesë së korigjimit të kufirit apo shkëmbimit të territoreve, jep disa arsye pse kjo zgjidhje është ideale në këtë moment. 

Pse duhet të qajmë veriun e të mos e qajmë luginën e Preshevës, nuk mund t’i kuptoj njerëzit. Të jem i qartë, unë jam kundër ndarjes e pro shkëmbimit.

Ne jemi dëshmitar që si shtet i Kosovës nuk kemi sovranitet ne veri, prandaj duhet zgjidhur si problem që kemi.

Nxitimi i Serbisë për t’u zgjidhur kjo është me dalë nga Kosova si problem që e ka brenda saj.

Mendoj se është zgjidhje ideale kjo çfarë po ofrohet si ide në bisedime. Dëshira ime është të ndodhë kjo dhe të kryejmë problemin e pastaj të krijojmë raporte si shtete.

Kur jemi sovran mund ta mbajmë shtetin por edhe mund ta bëjmë bashkë me Shqipëri. Unë mendoj se pavarësia e Kosovës është projekt i përkohshëm deri në bashkim me Shqipëri. Ky vend duhet që nesër të bëhet Shqipëri.