Fisnike: Gjen kuletën me para dhe e lajmëron në facebook. Ende nuk është lajmëruar pronari (foto)

Një person ka gjetur një kuletë në Podujevë, ku brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme të parave dhe disa dokumente të identifikimit.

Në grupin e Facebook’ut ‘Marakli t’kerreve’ një person me inicialet A.Q. ka postuar disa fotografi të një kuletë, me disa para në të dhe dokumente të identifikimit, duke treguar se e ka gjetur atë në Podujevë.

Personi në fjalë ka lutur pronarin e kësaj kulete që të lajmërohet në këtë numër telefoni: +383 44 898 859.

Më poshtë keni pamjet e kuletës së bashku me dokumentet e identifikimit.

Kjo nuk është hera e parë që anëtarët e grupit ‘Marakli t’kerreve’ gjejnë kuleta apo gjë sende të ndryshme të cilat më pas ata i raportojnë në grup.