Fiton Dallas, shkëlqen Lluka Donçiq

Luka Donçiq vazhdon të jetë 1-shi i 1-shave në NBA. Basketbollisti slloven që po ecën hapave të një legjendari ka dhuruar edhe një natë magjike në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Donçiq e ka udhëhequr Dallasin drejt fitores ndaj Detroit me rezultat 106-101.

32 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime ishte bilanci fenomenal i 19 vjeçarit slloven.

Madje si një maestro i vërtetë, ylli i supertalentuar ka arrituar që të shënoi pikët vendimtare pranë rezultatit 97-102 me një kthim që për një moment na e kujtoi të madhin Jordan.