Fitore spektakolare e Manchester United në fund të takimit (Video)

Manchester Unitedi ka shënuar një fitore të vështirë, po shumë të rëndësishme në luftë për top katërshe në Premier Ligë.
“Djajtë e Kuq” e fituan me rezultat prej 3 me 2 Southamptonin, që krijoi i pari epërsinë në minutën e 26 përmes Valeryt që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, transmeton fokusi.info.
Në pjesën e dytë Pereira shënoi një eurogol për të barazuar shifrat. Kurse, Lukaku i dha epërsinë Unitedit në minutën e 59.
Southamptoni arriti të barazojë shifrat në minutën e 75-të përmes Ward Prowset.
Megjithatë, në minutën e 89, Unitedi shënoi edhe njëherë përmes Lukakus, derisa Pogba humbi një penalti në minutën e 90+5.
Në vendin e katërt Unitedi ka 58 pikë, derisa Southamptoni në vendin e 17 ka 27 pikë.
Në xhiron e radhës Djajtë e Kuq luajnë kundër Arsenalit, ndërsa Southamptoni ndaj Tottenhamit.

https://www.youtube.com/watch?v=UKk7JwvuuPc

Lini një Përgjigje