Fjalim emocionues i presidentit Clinton, kujton gëzimin e kosovarëve të para 20 viteve

0
84

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbajtur një fjalim prekës para popullit të Kosovës në sheshin ‘Skenderbeu’.

Clinton ka thënë se ndihet krenar që ka kontribuuar në çlirimin e Kosovës dhe kundër spastrimit etnik.

“Është një ditë e rëndësishme, sot dëshiroj të flasë kryesisht për të ardhmen, pikë së pari një rrëfim të shkurtër për të kaluarën. I falënderoj qytetarët e Kosovës për këtë mirëpritje që na bëhet neve. Më pëlqen shumë, e duam këtë vend dhe gjithëher do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për lirinë. Jam i nderuar që jam me njerëzit që kanë qenë pjesë e asaj beteje me Albright dhe gjeneralin Clark. E kam një poster të vogël në New York dhe ky është një poster që është edhe në Prishtinë, në atë fotografi të gjithë ishim aty, çdo ditë që qëndrojë në atë zyrë e shikoj atë fotografi për t’ia kujtuar vetës qëllimin që kishim”, ka deklaruar Clinton.

Me emocione, ai ka thënë se i kujton fytyrat e qytetarëve 20 vite më parë, kur festuan lirinë.

“Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur isha këtu para 20 viteve, atë ditë thash 79 ditë të bombardimeve e kanë fituar këtë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë paqen. Pas 20 vitesh mendoj se ju keni arritë të fitoni paqen. E di që gjëja më e rëndësishme është ajo të dimë se çfarë duhet të bëjmë. 30 vite më parë kur ra muri i Berlinit, shumë menduan se do jetë një kohë e mirë dhe gjitha vendet do të pajtohen, mirëpo nuk ndodhi ashtu”.

Clinton ka theksuar se nuk ka dashur që shekulli i 20-të të përfundojë si ripërsëritje e asaj që kishte nisur, me luftëra.