Flamur Noka i hedh miell në fytyrë kryeministrit Rama (Video)

Vetëm disa minuta pasi rinisi seanca parlamentare, deputeti Flamur Noka i hodhi kryeministrit Edi Rama miell në fytyrë.
Mielli përveç kryeministrit Rama, kapi kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati si dhe Senida Mesin.
Kjo bëri që kryeparlamentari Gramoz Ruçi të ndërpresë sërish seancën, e cila do të rinisë, pasi garda e Kuvendit të nxjerrë jashtë deputetët e opozitës.
Ruçi kërkoi përjashtimin e menjëhershëm të deputetëve Flamur Noka dhe Ervin Salianji,  pasi hodhën të dy miell ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, si dhe ndaj deputetit Klevis Balliu pasi hodhi sende ndaj kryeministrit./tvklan.al

Lini një Përgjigje